• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë për vdekjen e Prigozhinit: E dimë se Kremlini ka zakon t'i vrasë kundërshtarët e vet

Shtëpia e Bardhë për vdekjen e Prigozhinit: E dimë se Kremlini ka zakon t'i vrasë kundërshtarët e vet

Uashington, 30 gusht 2023 (MIA) - Shëpia e Bardhë mbrëmë doli me supozimin se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Evgenij Progozhinit, liderit të kompanisë ushtarake private "Vagner" i cili javën e kaluar e humbi jetën në fatkeqësi ajrore.

"Të gjithë e dimë se Kremlini ka zakon t'i vrasë kundërshtarët e vet. Në mënyrë të përsosur është e qartë se çfarë ka ndodhur", deklaroi mbrëmë në brifingun me gazetarë zëdhënësja Karin Zhan-Pjer.

Mendim të ngjashëm paraprakisht dha edhe presidenti i SHBA-së, Xho Bajden.

"Shumë gjëra në Rusi po ndodhin ndërkaq që prapa tyre të mos qëndrojë Putini", deklaroi Bajden.

Në bisedë me gazetarët ai tha se tani për tani nuk posedon informata të mjaftueshme për të thënëse ajo është e vërtetë dhe shtoi se SHBA-ja synon të kuptojë se si është rrëzuar aeroplani.

Prigozhin humbi jetën javën e kaluar kur aeroplani në të cilin ndodhej ai u rrëzua afër Moskës. Po qarkullojnë versione të ndryshme për shkakun e rrëzimit, nga mjeti i vendosur shpërthyes deri tek goditja me raketë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR