• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Në vend të Bajdenit, nënpresidentja amerikane Kamala Haris do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën në Zvicër

Shtëpia e Bardhë: Në vend të Bajdenit, nënpresidentja amerikane Kamala Haris do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën në Zvicër

Uashington, 3 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Haris do të marrë pjesë në samitin e paqes për Ukrainën në Zvicër, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë , pasi presidenti Xho Bajden thuhet se duhej të anashkalonte samitin për shkak të një mbledhjeje fondesh për fushatën e organizuar nga Xhorxh Kluni. 

Haris, të cilës do t'i bashkëngjitet këshilltari për siguri kombëtare, Xhejk Salivan në takimin më 15 qershor në Luzern, "do ta theksojnë përkushtimin e administratës Bajden - Haris t'i mbështetë përpjekjet e Ukrainës që të sigurojë paqe të drejtë dhe të përhershme".

"Nënpresidentja do ta konfirmojë mbështetjen për popullin e Ukrainës derisa ata mbrohen nga agresioni vijues rus", tha zëdhënësja e Haris, Kirsten Alen.

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski bëri presion që Bajdeni të marrë pjesë në samit, duke thënë se nëse nuk paraqitet lideri amerikan, kjo do të jetë sikur "personalisht t'i duartrokasë" presidentit rus Vladimir Putin.

Kievi shpreson se do të marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare në takimin për vizionin e tij për kushtet e nevojshme për dhënien fund të luftës ruse. 

Por samiti zviceran korrespondoi me një tubim për mbledhje fondesh në Kaliforni të organizuar nga yjet e Hollivudit, Kluni dhe Xhulia Roberts, së bashku me ish-presidentin Barak Obama, për ofertën e rizgjedhjes së Bajdenit kundër Donald Trampit.

Dukshëm mosprania e Bajdenit në Zvicër vjen edhe krahas faktit që ai do të jetë për shkurt për udhëtim me aeroplan në Italinë fqinje në takimin e G7 një ditë para takimit në Luzern. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR