• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Izraeli ra dakord të dëgjojë shqetësimin e SHBA-së përpara operacionit në Rafah

Shtëpia e Bardhë: Izraeli ra dakord të dëgjojë shqetësimin  e SHBA-së përpara operacionit në Rafah

 Uashington, 28 prill 2024 (MIA) -  Izraeli ka rënë dakord që ta dëgjojë shqetësimin dhe konsideratat e SHBA-së para se të fillojë pushtimin e qytetit kufitar Rafah në Gazë,  deklaroi sot  Xhon Kirbi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare.

 "Ata na siguruan se nuk do të shkojnë në Rafah derisa të kemi pasur një shans për t'i ndarë perspektivat dhe shqetësimet tona me ta", tha Kirbi për Ej-Bi-Si.

 Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinkeni  duhet ta vizitojë rajonin javën e ardhshme dhe Kirbi tha se do të vazhdojë të bëjë presion për një armëpushim të përkohshëm që Uashingtoni dëshiron të zgjasë të paktën gjashtë javë.

 "Ajo që ne po shpresojmë është që pas gjashtë javësh të një armëpushimi të përkohshëm, ndoshta do të arrijmë diçka më të qëndrueshme", tha Kirbi.

"Izraelitët kanë filluar të përmbushin detyrimet që Presidenti (amerikan) Bajdeni u ka kërkuar t'i përmbushin”, tha ai. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR