• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtëpia e Bardhë i konsideron si “shqetësuese” përpjekjet e Izraelit për mbylljen e Al Xhezirës

Shtëpia e Bardhë i konsideron si “shqetësuese” përpjekjet e Izraelit për mbylljen e Al Xhezirës

Uashington, 1 prill 2024 (MIA) – Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer shprehu shqetësimin për përpjekjet e Netanjahut për të penguar punën e Al Xheziras në Izrael.

"Ne besojmë në lirinë e shtypit. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndërsa SHBA mbështet punën kritike të rëndësishme të gazetarëve në mbarë botën, përfshirë edhe ata që mbulojnë konfliktin në Gazë", tha Zhan Pjer.

"Pra, liria e shtypit është e rëndësishme. Dhe nëse ato raporte janë të vërteta, kjo na shqetëson", shtoi ajo, transmeton Al Xhezira.

Parlamenti izraelit miratoi sot ligjin që lejon mbylljen e transmetuesve të jashtëm nëse konsiderohet se paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit.

Sipas ligjit, ministri për komunikim Shlomo Karhi mund të urdhërojë mbylljen e transmetuesve televiziv, konfiskimin e pajisjeve të transmetimit, heqjen e transmetuesit nga programet kabllovike dhe satelitore televizive dhe bllokimin e ueb faqeve të tyre.

"Kanali terrorist Al Xhezira nuk do të transmetojë më program nga Izraeli. Kam si qëllim të ndërmarr aksion të menjëhershëm konform ligjit të ri për të ndërprerë punën e televizionit në Izrael", shkroi Netanjahu në X.

Foto: Х

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR