• e premte, 05 korrik 2024

Shtëpia e Bardhë: Edhe më tutje do të angazhohemi për vazhdimin e armëpushimit në Gazë

Shtëpia e Bardhë: Edhe më tutje do të angazhohemi për vazhdimin e armëpushimit në Gazë

Uashington, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot njoftoi se edhe më tutje do të vazhdojë të angazhohet për zgjatjen e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

“Ne vazhdojmë të punojmë me Izraelin, Egjiptin dhe Katarin në përpjekjet për të zgjatur pauzën humanitare në Gazë”, deklaroi zëdhënësja e Këshillit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Adrien Votson, raporton Al Xhezira. 

Armata izraelite njoftoi këtë mëngjes se ka rifilluar operacionet luftarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe se aeroplanët e saj po kryejnë një sërë sulmesh ajrore kundër objektivave të grupit militant.

Ai gjithashtu pretendon se Hamasi ka shkelur kushtet e armëpushimit të përkohshëm dhe ka gjuajtur një raketë në territorin izraelit pak para skadimit të armëpushimit në orën 6 të mëngjesit sipas orës lokale. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR