• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë e akuzoi Ilon Maskun se promovon antisemitizëm

Shtëpia e Bardhë e akuzoi Ilon Maskun se promovon antisemitizëm

Uashington, 17 nëntor 2023 (MIA) – Shtëpia e Bardhë sot e ka akuzuar Ilon Maskun se promovon antisemitizëm dhe racizëm në postimin e tij në rrjetin social X.

Masku një përdoruesi që shkroi në X se hebrenjtë nxisin "urrejtje kundër të bardhëve" ai iu përgjigj se "po flet të vërtetën plotësisht".

Shtëpia e Bardhë thekson se postimi promovon "teorinë e konspiracionit" e njohur në mesin e nacionalistëve të bardhë, që pretendon se hebrenjtë kanë një plan sekret për të shkaktuar migrim ilegal në vendet perëndimore.

Nga kjo teori udhëhiqej edhe vrasësi në sinagogën e Pitsburgut në vitin 2018 i cili vrau 11 persona.

“Është e papranueshme të përsëritet gënjeshtra e neveritshme që solli në aktin më vdekjeprurës të antisemitizmit në historinë amerikane”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Endrju Bejts në deklaratën lidhur me sulmin.

Mask shkroi gjithashtu se Lidhja kundër shpifjes (ADL), një organizatë që lufton antisemitizmin, "sulmon padrejtësisht Perëndimin edhe pse shumica e Perëndimit" mbështet hebrenjtë dhe Izraelin.

“Kjo për shkak se ata nuk mund, sipas parimeve të tyre të kritikojnë grupet minoritare që paraqesin kërcënim kryesor për popullin hebre", shtoi ai.

ADL është një nga organizatat joqeveritare që e dënoi rritjen e ndjeshme të dezinformatave dhe fyerjeve homofobike dhe raciste në X që kur me ardhjen e Maskut rregullat për maturi ndryshuan në rrjetet sociale.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR