Shtëpia e Bardhë: Bajdeni përkohësisht do ta mbyllë kufirin me Meksikën për azilkërkuesit
- - Presidenti Xho Bajden përkohësisht do ta mbyllë kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës për azilkërkuesit gjithnjë kur do të rritet numri i kalimeve të jashtëligjshme të emigrantëve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 18:53, 4 qershor, 2024
Uashington, 4 qershor 2024 (MIA) - Presidenti Xho Bajden përkohësisht do ta mbyllë kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës për azilkërkuesit gjithnjë kur do të rritet numri i kalimeve të jashtëligjshme të emigrantëve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
"Për Xho Bajdenin, siguria e familjeve amerikane gjithnjë duhet të jetë në vend të parë. Për këtë sot presidenti paralajmëron aktivitete të reja historike ekzekutive që tu ndalohet emigrantëve të cilat jashtëligjshëm e kalojnë kufirin tonë jugor të marrin azil", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Endrju Bejts.
Personat zyrtarë thanë se kufizimet pritet të hynë në fuqi menjëherë, sepse do të fillojnë kur vendkalimet e jashtëligjshme të emigrantëve do të tejkalojnë 2.500 në ditë, ndërsa numrat tashmë janë mbi atë prag. fc/