Shtëpi të përmbytura në fshatrat Bukoviq dhe Semenishtë në komunën e Sarajit
- Në vijim jan aktivitete për sanimin e pasojave tek shtëpitë e përmbytura në fshatrat Bukoviq dhe Semenishtë në komunën e Sarajit.
- Post By Besnik Shuki
- 15:08, 15 shkurt, 2026
Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA) - Në vijim jan aktivitete për sanimin e pasojave tek shtëpitë e përmbytura në fshatrat Bukoviq dhe Semenishtë në komunën e Sarajit.
"Ekipet e Brigadës për Mbrojtjen nga Zjarri të Qytetit të Shkupit, së bashku me NJTZ Tetovë, kryejnë pompimin e ujit nga objektet e përmbytura dhe pastrimin e zonave kritike, ndërsa NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup” stabilizon dhe pastron rrjetin e kanalizimeve për të parandaluar përmbytje të mëtejshme. Njëkohësisht, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim vlerëson dëmet dhe siguron mbështetje logjistike dhe teknike në bashkëpunim të ngushtë me strukturat lokale"=, informoi QMK-ja në publikimin në Fejsbuk.
Prej aty thonë se drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajt, Muhamed Elmazi, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha dhe Zekerija Berisha, janë në terren, ku ndjekin nga afër situatën pas reshjeve të dendura dhe koordinojnë të gjithë reagimin institucional për përballimin e pasojave të përmbytjeve.
Pas raportimeve për shtëpi të përmbytura, Qendra për Menaxhim me Kriza aktivizoi menjëherë të gjitha shërbimet kompetente dhe siguroi koordinim të plotë në terren. bsh/
Foto: QMK