Shqiptohet paraburgim për gjashtë persona për rastin me Spitalin e Prilepit
- – Në rastin me Spitalin e Prilepit, gjykata përcaktoi paraburgim deri 30 ditë për gjashtë persona, për 19 persona masa të kujdesit, ndërsa për shtatë firma ndalëse për pjesëmarrje në procedura për furnizime publike, konfirmoi për MIA-n, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prilepit, Jasmina Shishkovska.
- Post By Fitore Curri
- 20:57, 22 tetor, 2025
Prilep, 22 tetor 2025 (MIA) – Në rastin me Spitalin e Prilepit, gjykata përcaktoi paraburgim deri 30 ditë për gjashtë persona, për 19 persona masa të kujdesit, ndërsa për shtatë firma ndalëse për pjesëmarrje në procedura për furnizime publike, konfirmoi për MIA-n, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prilepit, Jasmina Shishkovska.
Nga gjashtë personat, katër janë nga spitali, pjesë e udhëheqësisë së mëparshme, ndërsa dy persona janë nga jashtë. Katër nga gjashtë të dyshuarit – burra paraburgimin do ta vuajnë në Burgun e Manastirit, ndërsa dy gra në burgun e Shutkës.
Prokuroria Themelore Publike njoftoi se ka hapur hetim për gjithsej 32 persona fizikë dhe juridikë.
Sipas prokurorisë, të gjithë janë të dyshuar për keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik ose partneritetit publiko – privat, si dhe mashtrim në shërbim. Me denoncimin e Drejtorisë së Policisë Financiare janë përfshirë edhe veprime të punës së pandërgjegjshme, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, falsifikim ose shkatërrim të librave afaristë dhe vepra të tjera penale për një pjesë të të dyshuarve, të cilët i heton prokuroria.

Të dyshuarit, në mesin e të cilëve edhe ish drejtoresha, udhëheqës dhe të punësuar të tjerë në spital, por edhe udhëheqës të personave juridikë të dyshuar e kanë dëmtuar buxhetin e spitalit për mbi 42 milionë e 700 000 denarë. E gjithë kjo përmes procedurave për furnizime publike për servis të automjeteve motorike, pastrim të hapësirave të punës, servis i rrjetit të ujësjellësit, shërbime për lyerje me ngjyra, sigurim fizik, rikonstrium të repartit infektiv, gjegjësisht moskryerje të detyrimeve të dakorduara dhe ndryshime të jashtëligjshme të faturave për pagesë.
Drejtoria e Policisë Financiare para gjashtë muajve filloi ta hetojë gjendjen në Spitalin e Prilepit. fc/
Foto: MIA