• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shqiptohen masa kujdesi për 10 persona gjatë aksionit të realizuar në SHNP Burgu Shkup

Shqiptohen masa kujdesi për 10 persona gjatë aksionit të realizuar në SHNP Burgu Shkup

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA) - Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata penale pas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka caktuar masë kujdesi në lidhje me aksionin e kryer në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese Shkup, kumtoi Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Gjyqtari ka miratuar vendime me të cilat pas deklarimeve të prokurorit publik dhe të dyshuarve në prani të mbrojtësve të tyre, si dhe vlerësimit të fakteve dhe provave të paraqitura ka pranuar propozimin dhe për 10 persona ka caktuar masë sigurie për disa të akuzuar, gjegjësisht ndalim të largimit nga vendbanimi, detyrimi që të akuzuarit të paraqiten tek personat zyrtar në gjykatë, marrje e përkohshme e pasaportës ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, ndalim i afrimit ose vendosjes së kontakteve ose lidhjeve me persona të caktuar – të dyshuarit në këtë procedurë, si dhe ndalim i ndërmarrjes së disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale.

Nga Gjykata Themelore Penale theksojnë se palët kanë të drejtë ankese kundër këtyre vendimeve në Këshillin penal.

MPB-ja mbrëmë ka njoftuar se ish drejtori i SHNP Burgu Shkup F.A. dhe oficeri i burgut S.K. dje janë ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mundësinë e arratisjes së një personi të privuar nga liria, si dhe ndaj tyre dhe tetë personave të tjerë është ngritur kallëzim penal.

Aksioni policor vjen pasi Drejtoria për zbatimin e sanksioneve ka kryer kontrolle në punën e institucioneve ndëshkuese përmirësuese dhe ka konstatuar keqpërdorime në punën e disa kuadrove drejtues të burgjeve. Informacionet për këtë janë dorëzuar deri në MPB dhe Prokurori.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR