• e martë, 24 dhjetor 2024

Shqiptohen 433 sanksione për vozitje të shpejtë

Shqiptohen 433 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Në kontrollin e trafikut të policisë dje në territorin e vendit janë gjobitur 433 shoferë.

Siç njoftojnë sot nga MPB-ja, prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë. Njëherit, 247 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 186 jashtë vendeve të banuara.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR