Shqiptohen 399 sanksione për drejtim të shpejtë të automjetit në të gjithë shtetin
- Gjobiten 339 shoferë në kontrollin e zbatuar dje në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Gjobiten 339 shoferë në kontrollin e zbatuar dje në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy vetura kanë lëvizur me shpejtësi me 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Njëherit, 140 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 199 jashtë vendeve të banuara.
"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret", thonë nga MPB-ja.
Foto: Arkivi i MIA-s