• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqiptohen 362 sanksione për drejtim të shpejtë të automjetit

Shqiptohen 362 sanksione për drejtim të shpejtë të automjetit

 Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) -  Në një kontroll aksionar në territorin e shtetit ,janë sanksionuar 362 shoferë për tejkalim  të shpejtësisë së  lejuar.

 Siç bëri të ditur MPB-ja, prej tyre 15 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kiloemtra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa pesë automjete kanë lëvizur madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, 209 automjete e kanë tejkaliuar shpejtësinë në vendbabim, ndërsa 153 jashtë vendbanimit.

 Nga MPB-ja tregojnë se kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel pjesëmarrësve në kounikacion t'ii rspektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR