• e premte, 05 korrik 2024

Shqiptohen 31 sanksione për autobusë që kryejnë transport të nxënësve

Shqiptohen 31 sanksione për autobusë që kryejnë transport të nxënësve

Shkup, 13 maj 2023 (MIA) - MPB informon se gjatë kontrollit të djeshëm të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve janë konstatuar 31 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa një automjet është dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

Kontrolli është realizuar nga ora 06.00 deri në orën 10.00 në territorin e mbarë vendit.

"Kontrollet e qarkullimit për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Apelojmë deri te të gjithë që të respektojnë rregullat në komunikacion dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve", thekson MPB. 

QËNDRONI TË LIDHUR