• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Shqiptohen 224 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 224 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 22 nshkurt 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 224 shoferë, prej tyre pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Siç njofton MPB-ja, është konstatuar se 136 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 88 shoferë jashtë vendeve të banimit.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksojnë nga MPB-ja. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR