• e premte, 28 shkurt 2025

Shqiptohen 164 kundërvajtje trafiku në Shkup, 77 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 164 kundërvajtje trafiku në Shkup, 77 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 164 kundërvajtje, prej të cilave shtatëdhjetë e shtatë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tetëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për kundërvjatje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave.

MPB njofton janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, dy masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)...

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thekson MPB-ja. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR