• e mërkurë, 03 korrik 2024

Shqiptarë dhe ukrainas kanë kontrabanduar drogë me anije në Mal të Zi

Shqiptarë dhe ukrainas kanë kontrabanduar drogë me anije në Mal të Zi

Tiranë, 18 gusht 2023 (MIA) - Në aksionin ndërkombëtar kundër kontrabandës me drogë, policia shqiptare, e mbështetur nga Garda financiare e Itlaisë (Guardia di Finanza) dhe DEA amerikane, arrestuan një grup kriminel të akuzuar për kontrabandë me drogë në një anije që lundronte nga Mali i Zi.

Janë arrestuar gjashtë persona, mes të cilëve edhe një ish-udhëheqës policie.

Mediumet shqiptare lajmërojnë se mes të arrestuarve, dy janë shtetas ukrainas.

Personat të cilët ndodheshin në anije, kur vërejtën se janë rrethuar, e dogjën anijen me të cilin ishin nisur nga Mali i Zi, pas çka tentuan të ikin me barkën për shpëtim.

Janë arrestuar Arlind Ismailukaj (47), Armando Mema (37), Nerim Çela (40), Besnik Brokeri (51) dhe ukrainasit Kirilo Ponomarenko (39) dhe Kostijantin Bielon (44). Gjykata speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u shqiptoi masë paraburgimi. ab/

Foto: Policia shqiptare

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR