• e diel, 22 dhjetor 2024

Shqipëria nënshkroi marrëveshje me EBA për siguri kibernetike, për Ramën kjo është e një rëndësie strategjike

Shqipëria nënshkroi  marrëveshje me EBA për siguri kibernetike, për Ramën kjo është e një rëndësie strategjike

Tiranë, 6 prill 2023 (MIA) - Sot në Tiranë u nënshkrua marrëveshja mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për siguri kibernetike që për kryeministrin Rama është e një rëndësie të veçantë strategjike “sepse ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin e vendit”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të EBA, Sheikun Abdullah Bin Zajed Al Nahjan pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama tha se “Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla, që ka qenë i pranishëm kur ne e kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm".

Ai përmendi, ndër të tjera, ndihmën pas eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999 të cilët u kujdesën në Kuks dhe tërmetin shkatërrues që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019.

”Kjo është një marrëveshje strategjike e vendit tonë, sepse ka të bëjë me integritetin e shtetit. Sot ekziston një lloj i ri kërcënimi, jo duke shfaqur tanke apo avionë që cenojnë integritetin territorial, por duke sulmuar hapësirën kibernetike që paralizon shërbimet”, tha Rama. 

Në mesin e korrikut dhe fillimin e shtatorit, Shqipëria ishte shënjestër e sulmeve kibernetike nga grupi iranian “Drejtësia e atdheut” kur faqet e internetit të qeverisë, institucioneve shtetërore, bankave mbetën jashtë funksionit, pas së cilës hakerët filluan të publikonin të dhëna personale dhe emaile, mes tyre edhe për kryeministrin Rama, ministra e deri në drejtues të Agjencisë së Inteligjencës. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR