• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqipëria në pragun e epidemisë së gripit, mbi 15 mijë raste për një javë

Shqipëria në pragun e epidemisë së gripit, mbi 15 mijë raste për një javë

Tiranë, 17 janar 2024 (MIA) - Shqipëria është në prag të epidemisë në lidhje me infeksionet respiratore. Për një javë ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 15 mijë njerëz, konfirmojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. 

"Lakorja e infeksioneve është në rritje, sepse te ne qarkullojnë dy viruse të gripit  А h1 N1 dhe Ah2 n3, virusi kovid dhe shumë viruse të cilat e shtuan barën e spitaleve në vend. Numri është shumë më i lartë sepse ka qytetarë të cilët nuk shkojnë në mjek", shtojnë nga Instituti për euronews.al.

Sipas një burimi të njëjtë të kësaj jave numri i të sëmurëve po rritet për të paktën 2.000 raste ndërsa piku pritet në javët e para të muajit të ardhshëm.

Janë prekur të gjitha grupmoshat, por më së shumti fëmijët e vegjël prej 0 deri 4 vjet, ndërsa pastaj prej 5 deri 14 vjet. Infeksioni është më i pranishëm në Gjirokastër, Gramsh, Fier, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Përveç se në spital, situata me gripin në vend filloi të reflektojë edhe me mungesa në shkolla dhe zyrat e punës, ndërsa këshillohen që të përdoren maska, të shmangen grupimet ndërsa rekomandohet edhe vaksinim. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR