Shqipëria kalon në fazën e ardhshme të rrugës drejt anëtarësimit në BE - i fillon bisedimet për klasterët
- – Para mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK) në Luksemburg, do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëria, me çka Tirana në praktikë do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Union pas Klasterit të parë "Vlerat themelore".
- Post By Fitore Curri
- 09:03, 15 tetor, 2024
Bruksel, 15 tetor 2024 (MIA) – Para mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK) në Luksemburg, do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëria, me çka Tirana në praktikë do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Union pas Klasterit të parë "Vlerat themelore".
Ky Klaster përfshin një varg kapitujsh lidhur me reformat fondamentale, nga zbatimi i të cilave do të varet tempoja gjithëpërfshirëse e procesit të bisedimeve dhe fillimin e bisedimeve për klasterët e tjerë.
Mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare ishte mundësuar pasi Komiteti i përfaqësuesve të vazhdueshëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) javën e kaluar e miratoi Qëndrimin e përbashkët të Unionit për hapjen e Klasterit të parë të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë.
Shqipëria përndryshe do të jetë e para në mesin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, që do t’i udhëheqë bisedimet për anëtarësim sipas metodologjisë së shqyrtuar për zgjerimin e Unionit.
Me Konferencën ndërqeveritare do të kryesojë ministri hungarez për punë të jashtme dhe tregti Peter Sijarto, vendi i të cilit është kryesuese aktual i BE-së.
Vendimin që Shqipëria të fillojë bisedimet për anëtarësim me BE-në sipas klasterëve e solli Koreper muajin e kaluar, me çka në praktikë vendi është ndarë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e tij evropiane. Deri më tani të dyja shtetet lëviznin bashkë në pako drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Union. fc/
Fotografia: Këshilli i BE-së