• e diel, 22 dhjetor 2024

Shqipëria e ekstradoi në Rusi kriminelin Kokunov

Shqipëria e ekstradoi në Rusi kriminelin Kokunov

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Gjykata e qytetit verior shqiptar Shkodër i ka dhënë sot dritën jeshile ekstradimit të rusit që kërkohet nga Interpoli, Igor Kokunov.

Në seancën gjyqësore, trupa gjykuese vendosi pranimin e kërkesën për ekstradim nga shteti rus. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.

Mbrojtja deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë dhe kjo bie ndesh me Konventën ndërkombëtare.

Ndërkohë, rusi kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta, por gjykata vendosi për ekstradim.

Avokati mbrojtës Isuf Shehu tha se për Kokunov, ka dijeni vetëm për akuzën e paraqitur në kërkesën për ekstradim, ndërsa masat e sigurisë i konsideron të tepruara. Ai bëri të ditur se vendimi i gjykatës së Shkodrës për ekstradimin e rusit, do të apelohet.

Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasja Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm. Gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Çekov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh. mb/


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR