• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqipëri: Ushtruesi i detyrës kryetar i PD-së, Alibeaj dha dorëheqje pas kolapsit zgjedhor

Shqipëri: Ushtruesi i detyrës kryetar i PD-së, Alibeaj dha dorëheqje pas kolapsit zgjedhor

Tiranë, 17 maj 2023 (MIA) - Pas kolapsit të plotë në zgjedhjet lokale të së dielës, ushtruesi i detyrës kryetar i Partisë demokratike opozitare, Enkelejd Alibeaj, vonë pasdite kumtoi se tërhiqet nga kryesimi i partisë.

Në të njjejtën kohë u tërhoq edhe nga funksioni i koordinuesit të grupit të deputetëve në stëpinë ligjvënëse.

"jam lider i Partisë demokratike më shumë se një vit. Në kohën e saj më të rëndë, kur ishte sjellë në pikëpyetje ekzistenca e partisë e cila solli pluralizmin në Shqipëri. Ekzistenca e partisë djathtiste shqiptare. Ekzistenca e partisë perëndimore dhe euroatlantike. Numrat tregojnë se partia demokratike arriti ta tejkalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tnai mund të shohë drejt së ardhmes", tha Alibeaj.

Shtoi se në shenjë reflektimi dhe përgjegjësie ka vendosur ta braktisë udhëheqjen e partisë dhe pozitën e ldierit në grupin e deputetëve por se mbetet në parti si nënkryetar.

Rezultati nga zgjedhjet lokale, tha ai, duhet të shfrytëzohet mirë për t'u menduar, ndërsa nevoja për riorganizim të partisë është më se e domosdoshme.

Në zgjedhjet e së dielës demokratët nuk fituat asnjë kryetar bashkie.

Përndryshe Alibeaj erdhi në krye të partisë në mars të vitit të kalaur pasi që u tërhoq Lulzim basha, i cili në vendin e liderit ishte prej vitit 2013. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR