Shqipëri: Refuzohet kërkesa e Berishës për t'i lejuar të marrë pjesë në seancat plenare
- Gjykata Speciale e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e liderit të krahut më të madh të Partisë Demokratike opozitare dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.
Tiranë, 25 mars 2024 (MIA) - Gjykata Speciale e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e liderit të krahut më të madh të Partisë Demokratike opozitare dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.
Berisha kërkoi që të mund të largohej nga shtëpia e tij, ku ndodhet në “arrest shtëpie”, për të ndjekur seancat e Kuvendit si deputet, por pasditen e sotme gjykata njoftoi se kërkesa është refuzuar.
Avokati i tij Genc Gjokutaj tha se ky vendim “vërteton shkeljen e Kushtetutës” dhe se gjithçka “po ndodh me urdhër të kryeministrit Edi Rama”.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Në këtë rast i dyshuar është edhe dhëndri i tij, i cili ka fituar miliona dollarë duke ndërtuar objekte banimi pasi të njëjtat i ka marrë me mbështetjen e Berishës, si kryeministër.
Nëse ai nuk merr pjesë në asnjë seancë brenda një periudhe gjashtëmujore, Berishës i pushon mandati deputet. Duke qenë se nuk i lejohet të dalë nga shtëpia, ai çdo natë u drejtohet ndjekësve nga një dritare, e cila transmetohet në faqen e tij në Fejsbuk.
Nga maji 2021, ai është në listën e të padëshiruarve të SHBA-së, ndërsa nga qershori i vitit pasardhës edhe në listën e Britanisë së Madhe. ls/
Foto: Berisha FB