Shqipëri: Përhapje e zjarreve në mbarë vendin, në Delvinë janë evakuuar tre fshatra
- Zjarre po përhapen në mbarëë territorin e Shqipërisë, derisa situata më kritike është në jug të vendit, pranë Delvinës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:12, 26 korrik, 2025
Tiranë, 26 korrik 2025 (MIA) - Zjarre po përhapen në mbarëë territorin e Shqipërisë, derisa situata më kritike është në jug të vendit, pranë Delvinës.
Zjarri ka disa ditë që është evident, ndërsa deri tani janë djegur 21 shtëpi dhe një kishë ku për shkak të erërave të forta është përhapur në vendbanime të tjera me çka janë evakuuar banorët e tre fshatrave.
"Operacioni vazhdon me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 zjarrfikës dhe katër automjete kundër zjarreve të forcave të armatosura, helikopterë të armatës si dhe të Hungarisë. Gjatë shuarjes, shefi i stacionit të policisë së Delvinës, Agim Troci nga flakët shpëtoi një fëmijë dhe një grua të moshuar me ça mori djegie dhe u shtrua në spital, ndërsa 5 persona pësuan nga asfiksimi", bëjnë të ditur mediat.
Mesatarisht në ditë, regjistrohen 25 zjarre në ditë, nga ku janë djegur mbi 450 hektarë bimësi, ullishte dhe pyje.
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar madje 29 zjarre, nga të cilat 13 janë ende aktive, ndërsa 6 janë nën mbikëqyrje.
Foto: arkivi