• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqipëri: Aleatët filluan që të largohen nga Berisha

Shqipëri: Aleatët filluan që të largohen nga Berisha

Tiranë, 26 shkurt 2024 (MIA) -  Aleatët filluan që të heqin dorë ndaj besnikërisë së Sali Berishës, liderët e krahut më të madh të Partisë Demokratike të opozitës shqiptare i cili është në arrest shtëpiak për përfshirje në korrupsion.

I pari këtë e ka paralajmëruar Dashamir Shehi, lider i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, duke paralajmëruar rikthimin e tij në Parlament.

"Sjellja e opozitës e ka përkeqësuar situatën. Beteja duhet të bëhet në Kuvend, ndërsa jo në rrugë, andaj i bëjmë thirrje deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga strategjia e kaosit në shtëpinë ligjvënëse të cilën e kanë zhvilluar disa muaj", tha ai.

Shehi është ish anëtar i Partisë Demokratike dhe ish ministër. Pas largimit nga partia ai ka formuar partinë e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar por është rregullisht me opozitën e bashkuar.

"Opozitës i sugjeroj të kthehet në Kuvend, siç ju ka hije atyre që janë zgjedhur nga populli për të luftuar për ndryshimet e kodit zgjedhor për të rregulluar marrëdhëniet me përfaqësuesit ndërkombëtar. Besoj se opozita duhet të dalë me një qëndrim edhe për SHBA-në. Një pjesë i akuzon, pjesa tjetër ka qëndrim të paqartë", theksoi Shehi.

Ai qartë tha se nuk do të jetë pjesë e koalicionit opozitar për të cilin së fundmi u nënshkrua një marrëveshje nga 11 parti, sepse “ajo sillet vetëm rreth ripërtëritjes së PD-së së Berishës. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR