Shporta minimale sindikale për muajin prill 2025 arrin 62.691 denarë
- Vlera e shportës minimale sindikale për muajin prill 2025 arrin 62.691 denarë, që është rritje prej 836 denarë në krahasim me muajin mars, kumton Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM). Më së shumti, gjegjësisht 21.480 denarë (34,3 për qind) nga buxheti është ndarë për ushqim dhe pije. Për veshmbathje dhe këpucë janë ndarë 5.634 denarë (9.0 për qind), për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.096 denarë (9.7 për qind) dhe për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.455 denarë (3,9 për qind).
- Post By Fami Bajrami
- 16:03, 22 prill, 2025

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Vlera e shportës minimale sindikale për muajin prill 2025 arrin 62.691 denarë, që është rritje prej 836 denarë në krahasim me muajin mars, kumton Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM). Më së shumti, gjegjësisht 21.480 denarë (34,3 për qind) nga buxheti është ndarë për ushqim dhe pije. Për veshmbathje dhe këpucë janë ndarë 5.634 denarë (9.0 për qind), për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.096 denarë (9.7 për qind) dhe për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.455 denarë (3,9 për qind).
Për shportën minimale sindikale të prillit janë ndarë 1.136 denarë (1,8 për qind) për transport 4.615 denarë (7.4 për qind), për komunikim 3.417 denarë (5.5 për qind), rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë (8.9 për qind), arsim 7.036 denarë (11,2 për qind), restorante dhe hoteleri 4.131 denarë (6,6 për qind) dhe mallra dhe shërbime tjera 1.100 denarë (1,8 për qind).
LSM theksoi se masat për të kufizuar marzhin e tregtarëve kanë një efekt gjysmak, pasi ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë është vetëm 6.78 për qind. Prej atje kërkojnë rritje të pagës minimale në të paktën 500 euro dhe rritje shtesë të të gjitha pagave të tjera me të paktën 100 euro.
"Evidente nga vlera e Shportës minimale sindikale është se masat janë të nevojshme dhe domosdoshmërisht duhet të zgjasin për një periudhë më të gjatë kohore, por për shkak të praktikave të padrejta tregtare të disa tregtarëve, masa e fundit e qeverisë për të kufizuar marzhet me të paktën 10 për qind ka pasur një efekt gjysmak. E matur përmes këtyre 63 produkteve ushqimore bazë të cilët janë pjesë e shportës minimale sindikale, është evidentuar ulje në pjesën e ushqimit dhe pijeve vetëm për 6,78 për qind në muajin mars, por qytetarët dhe punonjësit reagojnë me të drejtë se ajo nuk është e mjaftueshme, gjegjësisht nuk ka efekt të mundshëm dhe se çmimet ose janë të njejta ose janë rritur", theksohet në kumtesën e LSM.
Shtojnë se fakti që 2,5 e pagës minimale nuk mbulon vlerën e shportës minimale të Sindikatës, reale dhe të justifikueshme është kërkesën për rritje të pagës minimale në të paktën 500 euro, si dhe rritje shtesë të të gjitha pagave të tjera me të paktën 100 euro.
"Pyesim, nëse qëllimi i Shportës minimale sindikale është të tregojë gjendjen reale dhe të bëjë presion për nevojën për rritjen e pagës të punonjësve, nëse qëlimi qeveritar që të tregojë se nuk duhet të ketë rritje të pagave dhe se punonjësit e Maqedonisë dhe me paga aq të ulët jetojnë mirë?, shtojnë prej atje.
Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë shportën minimale e përllogarit nga viti 2011 dhe vlera e saj ka për qëllim t'u tregojë kreatorëve të politikave se pagat janë të ulëta dhe duhet të rriten vazhdimisht. rq/
Foto: arkivi i MIA-s