• e shtunë, 14 shtator 2024

Shporta konsumatore dp të bëhet e ditur sot, do të ngrihen çmimet apo do të kufizohen marzhet

Shporta konsumatore dp të bëhet e ditur sot, do të ngrihen çmimet apo do të kufizohen marzhet

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Deri sot, sipas paralajmërimeve nga Minsitria e Ekonomisë dhe Punës, duhet të jetë gati shporta konsumatore e vjeshtës me 100 prodhime. Grupi i punës, në të cilin bëjnë pejsë përfaqësues nga ministria e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë, në bazë të simulimit të kryer, duhet të sjellë propozim - vendim nëse do të ketë ngrirje të çmimeve apo do të kufizohen marzhet prej 5,10 dhe 15 për qind.

Propozimi, siç paralajmëroi dje minsitri i Ekonomisë, Besar Durmishi, do t'i parashtrohet Qeverisë javën e ardhshme.

"Nesër në fund të ditës, grupi i punës do të njoftojë nëse do të vendosë për ngrirje të çmimeve apo kufizim të marzheve në 5, 10 apo 15 për qind", tha dje Durmishi në deklaratë për mediumet.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi paralajmëroi se deri nesër do të përgatitet një shportë e vjeshtës konsumatore me 100 prodhime, në bazë të së cilës do të bëhet simulim për kufizimin e çm

Përveç kësaj vjeshtore, sipas paralajmërimeve të kompetentëve, do të ketë edhe shportë dimërore, të Pashkëve, të Ramazanit...

"Do të kemi një shportë para Vitit të Ri, një shportë vjeshte në të cilën do të ketë një lloj përzgjedhjeje të produkteve që përdoren më shumë në atë periudhë të vitit, do të kemi një shportë pranvere etj. Varësisht se cilat janë nevojat e qytetarëve, në varësi të asaj që shpenzohet më shumë, ne do të ndjekim procesin dhe nuk do të lejojmë që të përsëritet një normë e lartë inflacioni, e cila do të ndikojë negativisht në standardin e qytetarëve. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që norma e inflacionit në muajin gusht në nivel vjetor është 2.2 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, që është një rezultat vërtet i mirë, duke marrë parasysh rajonin dhe është ndër të parët në rajon, pra i pari për sa i përket normës së ulët të inflacionit, do të thosha dhe konkurrues në Evropë dhe është më e ulët brenda Eurozonës, gjë që është e mirë. Pra, ngadalë por sigurt çmimet janë stabilizuar dhe dua të them se në periudhën në vijim do të vazhdojmë të kujdesemi për standardin e qytetarëve", thekson kryeministri.

Stabilizim i çmimeve pritet edhe me zbatimin e Ligjit për praktika jo të drejta tregtare i cili duhet të fillojë të zbatohet prej 28 shtatorit. Rabati dhe shpenzimet shtesë nga lista e 2 548 numrave tariforë të produkteve bujqësore dhe ushqimore në tregtinë me pakicë dhe tregtinë me shumicë do të kufizohen në 10 për qind.

Трошоците на живот во декември во однос на ноември лани се зголемиле за 0,3 проценти, а цените на мало за процент. 

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Ligji do të hyjë në fuqi deri në fund të muajit, ndërsa ndërmarrjet kishin periudhë prej gjashtë muajve t'i harmonizojnë çmimet.

Enti shtetëror për statistika kreu matje se deri në gusht inflacioni shënon rritje prek 2,2 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet e pakicës janë rritur për tre për qind.

Në rpaort me korrikun, shënohet rritje e shpenzimeve për jetë në pjesën e ushqimit dhe pijeve joalkoolike për 1,2 për qind, rekreim dhe kulturë për 1,1 për qind, shëndet për 0,8 për qind, restorante dhe hotele për 0,7 për qind, banim, ujë, elektrikë, gaz dhe derivate të tjera për 0,6 për qind, mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje të amvisërive, komunikime për 0,5 për qind dhe pije alkoolike dhe duhan për 0,1 për qind. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR