• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor vitin e kaluar kanë qenë 7 840 633 000 denarë

Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor vitin e kaluar kanë qenë 7 840 633 000 denarë

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor, në vitin 2022, ka qenë 7 840 633 000 denarë, tregojnë rezultatet e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS).

 Kostoja e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, më e madhe është pjesëmarrja e shpenzimeve për menaxhim me ujërat e zeza (35.56 për qind), pastaj menaxhimi me mbeturina (29.96 për qind) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (24.94 për qind).

Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor përbëhet nga dy komponente: investimi në mjetet dhe mirëmbajtja e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Pjesëmarrja e investimeve në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor është 64.76 për qind, ndërsa për mirëmbajtjen e shpenzimeve të  përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit është 35.24 për qind.

 ESHS ka regjistruar se nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtrjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe te prodhuesit e specializuar me 4 485 874 denarë, respektivisht 57.21 për qind. Nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe prodhues të specializuar, 42.36 për janë të dedikuara për investime, ndërsa 57.64 për për mirëmbajtjen e mjeteve.

 Nga pagesat dhe kompensimet për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me pjesëmarrje më të madhe llogaritet kompesimet e paguara për trajtimin me mbeturina me 85.18 për qind.

 

QËNDRONI TË LIDHUR