• e premte, 05 dhjetor 2025

Shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në tetor u rritën për rreth 500 denarë

Shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në tetor u rritën për rreth 500 denarë

Shkup, 20 tetor 2025 (MIA) - Shpenzimet minimale të një familjeje me katër anëtarëshe në tetor janë rritur për 467 denarë në krahasim me shtatorin, tregojnë të dhënat që sot i publikoi Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

Sipas llogaritjeve të LSM-së, shporta minimale sindikale për tetorin arrin në 65.544 denarë dhe krahasuar me shtatorin që ishte 65.077 denarë, është rritur për 467 denarë.

Rritja më e ndjeshme u regjistrua te shpenzimet për ushqim dhe pije, të cilat në tetor arritën në 23.772 denarë, një rritje prej 378 denarësh krahasuar me shtatorin.

Nëse në llogaritje përfshihet edhe marrja me qira e një banese me sipërfaqe prej 60 metra katrorë, vlera totale e shportës është 80.919 denarë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR