• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Shpenzimet e jetesës në nivel vjetor janë rritur për katër për qind, çmimet me pakicë për tre për qind

Shpenzimet e jetesës në nivel vjetor janë rritur për katër për qind, çmimet me pakicë për tre për qind

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA)- Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, është 0.5%, njofton ESHS.

Rritja e inflacionit në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 1.7%, Rekreacion dhe kulturë për 0.9%, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.7%, Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.5%, Restorane dhe hotele, Shëndeti për 0.3%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.2%, Komunikim, Veshmbathje dhe Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 0.1%.

Kostoja e jetesës në grupet: Mallra dhe shërbime të tjera dhe Arsimim mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak. Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin nëntor të vitit 2025 krahasuar me muajin tetor të vitit 2025 është 100.6.

Indeksi i kostos për jetesë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, shënon rritje prej 4.0%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 3.0%.

 

QËNDRONI TË LIDHUR