• e enjte, 04 dhjetor 2025

Shpejtësia e madhe - shkak për fatkeqësinë në të cilën e humbën jetën Zhota dhe Silva

Shpejtësia e madhe - shkak për fatkeqësinë në të cilën e humbën jetën Zhota dhe Silva

Madrid, 8 korrik 2025 (MIA) - Rezultatet e para nga hetimi për fatkeqësinë në komunikacion në të cilën sulmuesi i Liverpullit, Diogo Zhota dhe vëllai i tij Andre Silva e humbën jetën javën e kaluar në Spanjë tregojnë për "shpejtësi të madhe" me të cilën ishte drejtuar automjeti, kumtoi sot Garda civile spanjolle.

Edhe pse ekspertiza është akoma në rrjedhë, hetuesit paralajmëruan se veçanërisht do t'i analizojnë "gjurmët e lëna nga njëra gomë e automjetit", por se gjithçka tregon se shspejtësia e automjetit në momentin e fatkeqësisë ka qenë dukshëm mbi të lejuarën në atë pjesë të rrugës.

Sipas informatave preliminare, Diogo Zhota e ka drejtuar automjetin në momentin e fatkeqësisë, e cila ndodhi natën mes 2 dhe 3 korrikut në një autostradë në krahinën Zamora, në Spanjën veriperëndimore.

Zhota (28) dhe vëllai i tij tre vite më i ri, Andre, futbollist i ekipit të ligës së parë portugeze, Penafiel, vdiqën në vendin e ngjarjes, para se të arrinin shërbimet e rasteve urgjente.

Automjeti i tyre, automobili luksooz psortiv "Lamborgjini Hurakan", i cili sipas mediumeve portugeze ishte marrë me qira, doli nga rruga, ndërsa më pas u kaplua nga zjarri, kumtoi Garda civile.

Zhota u martua vetëm dhjetë ditë para fatkeqësisë me partneren e tij shumëvjeçare, me të cilën kishte tre fëmijë.

Diogo Zhota dhe Andre Silva u varrosën të shtunën në vendlindjen e tyre, Gondomar, në afërsi të Portos. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR