• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shparkase banka SHA Shkup filloi me ndarjen e kartelave për mëngjesin e subvencionuar studentor

Shparkase banka SHA Shkup filloi me ndarjen e kartelave për mëngjesin e subvencionuar studentor

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Shparkase banka SHA Shkup i njofton të gjithë studentët të cilët e realizuan të drejtën e mëngjesit studentor, se dje filloi marrja e Visa kartelave të dedikuara studentore për mëngjesin e subvencionuar, si dhe pakon Vibe on për të rinj, në Shkup.

"Studentët e kualifikuar për mëngjesin e subvencionuar studentor mund ta marrin kartelën në pajtim me orarin e definuar të bankës të ndarë sipas datave të ndryshme dhe qyteteve të ndryshme në shtet. Në periudhën në vijim, të gjithë studentët e kualifikuar, të cilët aplikuan për mëngjes të subvencionuar studentor dhe i presin udhëzimet e ardhshme për t'i marrë kartelat e veta, do të marrin me kohënjoftim SMS për kohën e saktë dhe vendin e marrjes së kartelës", kumtoi Shparkase banka SHA Shkup.

Banka përkujton se më së voni 24 orë para marrjes së kartelës studentore Visa, secili tudent i kualifikuar duhet të jetë i regjistruar në platformën onlajn aktive të Shparkase bankës dhe t'i prëditësojë të dhënat e veta, https://netbanking.mk/studentPortal. me përditësimin e të dhënave në përputhje me fazën e dytë, kalohet drejt kompletimit të shpejtë dhe të papengueshëm të të gjitha proceseve ligjore me qëllim të dhënies dhe marrjes së kartelës.

Shparkase banka të gjithë studentëve, të cilët aplikuan për hsfrytëzim të mëngjesit të subvencionuar studentor, u mundëson shfrytëzim pa pagesë të pakos pa pagesë Vibe on për të rinj, e cila prëfshin përfitime të shumta. Me këtë pako mundësohet hapja dhe mirëmbajtja pa pagesë e llogarisë pagesore, marrje dhe shfrytëzim pa pagesë i kartelës pagesore, S-banka banieri mobile pa pagesë përmes të cilës mund të pagihet në lëvizje, të ndiqet gjendja e llogarisë, të tërhiqen mjete nga ATM pa provizion në të gjitha  ATM-të në nivel të Grupacionit, pa dallim se ku ndodhet studenti. Pas mpshës 25-vjeçare apo/dhe humbjes së statusit të studentit, kjo pako pa pagesë për të rinj, automatikisht kalon në S-pako të rregullt, pjesë e ofertës rrjedhëse të bankës, ceket në kumtesën nga Banka.

Për të gjitha pyetjet apo informatat shtesë, që janë të lidhura me kartelën studentore Visa për mëngjesin e subvencionaur studentor, studentët mund të drejtohen në studentimon@sparkasse.mk, apo në https://sparkasse.mk, si dhe në numrin e telefonit 02/308-7360. ab?

Foto: Shparkase banka SHA Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR