• e hënë, 01 korrik 2024

Shpallje për ndarjen e bursave IES për studentë në Gjermani

Shpallje për ndarjen e bursave IES për studentë në Gjermani

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Instituti Copernicus Berlin e.V. nga Berlini, Republika Federale e Gjermanisë njofton për mundësinë e përfitimit të burses studentore për student për vitin 2024.

Programi  Ndërkombëtar për ndarjen e bursave  (IES - International Excellence Scholarship Program) është i hapur deri më 15 janar 2024.

"Programi është i dedikuar për studentë nga Evropa Juglindore, Kaukazi dhe Azia Qendrore dhe u mundëson studentëve të thellojnë njohuritë e tyre në një nga universitetet më të mira gjermane. Ndahen bursa të pjesshme dhe të plota. Instituti Copernicus Berlin e.V. inkurajon të gjithë studentët e interesuar nga Maqedonia e Veriut që të aplikojnë për këtë program", informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kandidatët e interesuar mund të marrin më shumë informacione në: https://copernicusberlin.org/ies fc/

Fotografia: Ueb-faqja e Institutit Copernicus Berlin

 

QËNDRONI TË LIDHUR