Shpallja e aktgjykimit për rastin “Fushata”
- Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot në ora 11:30, do të vendoset aktgjykimi për rastin “Fushata” në të cilën është akuzuar lideri i Bashkuar për Maqedoninë dhe këshilltari në Qeveri, Lube Boshkoski.
Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot në ora 11:30, do të vendoset aktgjykimi për rastin “Fushata” në të cilën është akuzuar lideri i Bashkuar për Maqedoninë dhe këshilltari në Qeveri, Lube Boshkoski.
Boshkoski u arrestua më 6 qershor 2011, para restorantit "Vodenica" në Shkup, nën dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore. Në vitin 2014 është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa në vitin 2016 është liruar nga burgu në Idrizovë, ku ka vuajtur dënimin.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi në vitin 2020 se Boshkoskit i janë shkelur të drejtat për një gjykim të drejtë në lidhje me thirrjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Në vitin 2021, me kërkesë të mbrojtjes, gjykimi kundër Lube Boshkoskit për rastin “Fushata” u kthye në rigjykim.
"Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas kërkesës së mbrojtjes së L.B. i dënuar më parë për çështjen e njohur në opinion si “Fushata”, ka pranuar kërkesën për rigjykim të çështjes. Paraprakisht, për kërkesën për rigjykim, ndërsa në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, është marrë mendim pozitiv nga prokurori publik kompetent, pas së cilës kërkesa është aprovuar, për të cilën palët nuk kanë paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit dhe i njëjti tashmë është i formës së prerë,"; kumtoi Gjykata penale në kohën e duhur.
Prokuroria Speciale në vitin 2017 ngriti akuzë për torturë dhe trajtim çnjerëzor gjatë arrestimit të Boshkoskit në “Fushata”, ndaj drejtorit të atëhershëm të DSK-së Sasho Mijalkov dhe shtatë anëtarëve të “alfave” në MPB. Gjyqi ka nisur në datën 28 shkurt 2018 dhe ende pa përfunduar, gjykimi është rikthyer nga fillimi për shkak të ndryshimit të anëtarit të jurisë në Këshillin Gjyqësor.
Në korrik të vitit 2021, Gjykata Penale e shpalli të pafajshëm Sasho Mijalkovin në rastin “Tortura”. Sipas Gjykatës, prokuroria nuk ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se të pandehurit janë fajtorë për tortura dhe trajtime e dënime të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.
Procesin e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq. ls/