• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpallet urdhër-arrest ndërkombëtar për Ismet Gurin

Shpallet urdhër-arrest  ndërkombëtar për Ismet Gurin

Shkup, 6 janar 2024 (MIA)  -  Shpallet urdhër-arrest për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ismet Guri, konfirmojnë për MIA-n nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Guri ka qenë në arrest shtëpiak, pas së cilës Prokuroria Publike ka parashtruar ankesë dhe Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale Shkup ka marrë vendim për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit aktiv. 

 "Nga MPB-ja, Gjykata është njoftuar se në momentin kur e kanë kërkuar në adresën ku ishte  paraqitur  për vuajtje të arrestit shtëpiak, nuk është gjetur, pas së cilës Gjykata ka lëshuar urdhër për shpalljen e urdhrit qendror për të. të lëshohet",  informojnë për MIA-n nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Për Gurin prej dje është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar. 

 Guri,  fillimisht ishte në paraburgim, ndërsa më pas në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore pasi  nl korrik të vitit të kaluar u arrestua  bashkë me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë nga Drejtoria për të të Ardhurave Publike (DAP), nën dyshim për shoqërim kriminal dhe mashtrim tatimor.

Kundër Ismet Gurit, së bashku me Ejup Alimin, udhëhiqej edhe rasti "Titanik 3" për shkatzërrim të materialit zgjedhor,  në të cilën Gjykata pas  gjykimit të përsëritur vitin e kaluar u ka shqiptuar  dënime me burg jo përfundimtar nga tre vjet e gjashtë muaj. 

 Aktakuza për "Titanik 3" u hap në vitin 2017 nga ish PSP-ja.  Ata akuzoheshin për veprën e shkatërrimit të materialit zgjedhor, përkatësisht se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të procesverbaleve për votim në Çair. Guri ishte aktivist i shquar i BDI-së dhe pas ndarjes së Izet Nexhitit iu bashkua Lëvizjes Demokratike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR