• e martë, 24 dhjetor 2024

Shpallet thirrje e re publike për transportuesit privatë në transportin publik

Shpallet thirrje e re publike për transportuesit privatë në transportin publik

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit sot shpalli thirrje të re publike për transportuesit privatë në transportin publik. Thirrja publike përmban të njëjtat kushte aplikimi si në dy thirrjet e mëparshme publike. Thirrja u përgatit me pjesëmarrjen e trupit të ri koordinues të transportuesve, përfaqësuesit e të cilit theksuan se duan të kryejnë aktivitetin me ndershmëri, përgjegjësi dhe transparencë dhe të respektojnë kontratën për kryerjen e transportit publik.

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska në deklaratë për media paralajmëroi reformë të madhe në transportin pubkik, ku, sip tha, do të ketë përshtatje të eko standardeve, të domosdoshme që qytetarët të kenë transport të shpejtë, cilësor dhe ekologjik.

"Atë që e kemi thënë  nga vet fillimi, e ajo është se thirrja që u shpall edhe paraprakisht, u shpall edhe tani dhe tash në bashkëpunim me Trupin e ri koordinativ të transportuesve privatë, është shpallje në të cilën ata kanë shprehur gatishmëri që me ndershmëri, në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi ta kryjnë veprimtarinë për të cilën u organizua shpallje publike dhe shpresojmë se pas përfundimit të këtyre dy javëve, sërish do të kemi udhëheqje të përbashkët të transportit publik në Qytetin e Shkupit", tha Arsovska.

Në këtë thirrje publike nuk do të mund të marrin pjesë “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres” për shkak të ndërprerjes së kontratës, e cila parashikonte ndalim pjesëmarrjeje nëse kontrata ndërpritet para skadimit të saj dhe për faj të tyre.

Qyteti i Shkupit nuk ka borxh ndaj transportuesve, dispozitat kontraktore parashikojnë vetëm kushte për kryerjen e transportit në territorin e qytetit. Për sa i përket obligimeve aktuale nga NTP-Shkup ndaj transportuesve privatë, ato do të paguhen në përputhje me kontratat e nënshkruara, ndërkohë që vijon thirrja publike për kontrata të reja për transportin publik.

Qyteti i Shkupit përfundimisht po vendos rregull në transportin publik të udhëtarëve, sipas të gjitha standardeve, ndërsa trupi i ri koordinues i transportuesve tregoi dëshirë për bashkëpunim dhe përshtatje sipas standardeve në mënyrë që qytetarët të kenë transport publik cilësor.

Për këtë vit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të transportit publik, është planifikuar rritja e mëtejshme e kapaciteteve të NTP-së me autobusë të rinj ekologjikë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR