Shpallet konkurs për Programin diplomatik të Kolegjit të Evropës për të posadiplomuarit nga vendet kandidate për anëtarësim në BE
- Bashkimi Evropian ka shpallur konkurs të dytë për regjistrimin e 15 studentëve të diplomuar nga vendet kandidate për në BE, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut në Programin digjital të Kolegjit të Evropës në qytetin Brizh të Belgjikës që pritet të zgjasë prej 31 gusht deri 31 janar të vitit 2026.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:53, 2 maj, 2025
Bruksel, 2 maj 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian ka shpallur konkurs të dytë për regjistrimin e 15 studentëve të diplomuar nga vendet kandidate për në BE, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut në Programin digjital të Kolegjit të Evropës në qytetin Brizh të Belgjikës që pritet të zgjasë prej 31 gusht deri 31 janar të vitit 2026.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, bëhet fjalë për programin e financuar nga Drejtoria e përgjithshme e BE-së për zgjerimin dhe fqinjësinë lindore (DG ENEST) dhe ka për qëllim të inkurajojë bashkëpunimin midis diplomatëve dhe zyrtarëve më të rinj nga vendet në zgjerim me kolegët e tyre nga blloku dhe të kontribuojë në rritjen e njohurive të tyre për çështjet që lidhen me Unionin.
Mësimi i programit përfshin gjithashtu edhe aktivitete të përbashkëta me Akademinë diplomatike të BE-së me mbështetjen e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS).
Siç njofton Komisioni Evropian, konkursi është i përshtatur kryesisht për diplomatë dhe nëpunës civilë të rinj që punojnë në fushën e politikës së jashtme dhe anëtarësimit të vendeve të tyre drejtë BE-së.
Të drejtë për pjesëmarrjen në konkursin i cili zgjatë deri më 16 qershor, përveç nga vendi, kanë edhe kandidatë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Turqia, Serbia, Ukraina dhe Mali i Zi.
Mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike në Brizh, ndërsa shpenzimet e arsimit mbulohen nga Kolegji i Evropës me mbështetjen e DG ENEST.
Parashihet që në konkurs të zgjidhen nga një deri në tre kandidatë nga secili vend kandidat për anëtarësim në BE.
Kandidatët e zgjedhur duhet të jenë shtetas të njërit nga 10-të shtete e përfshira në procesin e zgjerimit dhe të kenë më shumë se shtatë vite përvojë pune në shërbimin diplomatik kombëtar, në Ministrinë e Punëve të Jashtme ose në ministritë e tjera ose institucione shtetërore të specializuara për çështjet në lidhje me BE-në. Përparësi do të kenë shërbimet me status të diplomatëve.
Përveç kësaj, aplikantët duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë, rrjedhshëm të flasin gjuhën dhe shkrimin anglez në nivelin C1, dhe të kenë përvojë profesionale ose njohuri për çështjet që lidhen me BE-në dhe anëtarësimin në Union.
Ata gjithashtu do të duhet të paraqesin një letër zyrtare nga punëdhënësi i tyre, MPJ ose ministri të tjera apo institucione shtetërore, duke i autorizuar ato të marrin pjesë në Programin diplomatik pesëmujor të Bashkimit Evropian. qa/
Foto: KE