Shpallet fletarrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin
- - Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin.
- Post By Fitore Curri
- 19:52, 4 dhjetor, 2023

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin.
"Lupço Palevski i lindur më 12.12.1964 në Shkup kërkohet me fletarrest ndërkombnëtar për hetim për vepra penale 'grabitje' dhe 'vrasje' me urdhër XV KO numër 3047/23 nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup", është publikuar në ueb-faqen e MPB-së. fc/