Shpërthimi i ri i vullkanit Ibu
- - Vullkani Ibu në Indonezi sot përsëri shpërtheu dhe hodhi hi në gjatësi prej gjashtë kilometrave.
- Post By Fitore Curri
- 08:52, 27 maj, 2024

Xhakartë, 27 maj 2024 (MIA) - Vullkani Ibu në Indonezi sot përsëri shpërtheu dhe hodhi hi në gjatësi prej gjashtë kilometrave.
Vullkani Ibu që gjendet në ishullin Halmahera, në provincën Moluka Veriore, është aktiv nga fillimi i vitit dhe deri më tani janë regjistruar të paktën 95 shpërthime.
Nga mesi i muajit në Indonezi në fuqi është niveli më i lartë i alarmit për shkak të shpërthimit të vullkanit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s