• e premte, 05 dhjetor 2025

Shpërthime të reja në Hamburg: Zjarrëfikësit po luftojnë me vatrat e zjarrit në port

Shpërthime të reja në Hamburg: Zjarrëfikësit po luftojnë me vatrat e zjarrit në port

Hamburg, 27 gusht 2025 (MIA) - Në portin në Hamburg mbrëmë ndodhën disa shpërthime të reja pasi dje ishte shuar një zjarr i madh që kishte përfshirë zonën për më shumë se 40 orë, njoftuan autoritetet. 

Dy kontejnerë u dogjën dhe u shuan nga një distancë e sigurt me topa uji, deklaroi zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve në Hamburg.

Për të parandaluar përhapjen e zjarrit, shërbimet e rasteve urgjente vendosën perde uji midis kontejnerëve, raporton DPA.

Mëngjesin e sotëm, rreth 30 zjarrëfikës ende ishin në terren, me detyrë të zbulojnë vatra të fshehura dhe të hapin kontejnerët për t'i shuar.

Hetimi për shkakun e zjarrit do të fillojë vetëm pasi të jetë shuar plotësisht, njoftuan autoritetet. qa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR