• e premte, 05 korrik 2024

Shpërthim në një depo për benzinë në Nagorno-Karabah, ka të vrarë dhe të lënduar

Shpërthim në një depo për benzinë në Nagorno-Karabah, ka të vrarë dhe të lënduar

Erevan, 25 shtator 2023 (MIA) - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në depo për benzinë afër rrugës Stepanakert-Askeran, njoftuan mediumet armene, duke iu referuar shërbimit për raste emergjente në Nagorno-Karabah, njoftoi BTA.    

"Ka viktima dhe të plagosur. Njerëzit me djegie janë dërguar nëpër spitale. Ekipet e shpëtimit në këtë moment punojnë në vendin e ngjarjes", njoftojnë mediumet armenase, duke saktësuar se hollësirat do të publikohen më vonë.

Si pasojë të shpërthimit, shtojnë, janë lënduar disa qindra njerëz, ndërsa ka edhe shumë viktima, edhe pse numri i tyre i saktë ende nuk është i njohur.

Nevojitet evakuim emergjent ajror i të plagosurve, pasi resurset e qendrës mjekësore në Stepanakert janë të pamjaftueshme, deklaroi avokati i popullit i Nagorno-Karabahut. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR