• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shpërthim i ri në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë

Shpërthim i ri në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë

Kopenhagë, 7 tetor 2024 (MIA) - Policia e Danimarkës kumtoi se sot në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë ka pasur edhe një shpërthim.

Shpërthimi ndodhi në përvjetorin e luftës ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. Incidenti ndodhi rreth 500 metra nga Ambasada e Izraelit dhe pesë ditë pasi u aktivizuan dy mjete shpërthyese në afërsi të objektit diplomatik, për të cilën janë arrestuar dy shtetas të Suedisë.

"Kuptohet, shqyrtojmë nëse mund të ketë lidhshmëri me incidentin (paraprak) në Ambasadën e Izraelit. Nuk ka indikacione se është kështu", deklaroi inspektorja policore, Trine Moler.

Agjencia suedeze e Inteligjencës Sapo kumtoi se ndoshta Irani ishte i përzier në shpërthimet e 2 tetorit në Danimarkë, si dhe në gjuajtjet në afërsi të Ambasadës izraelite në Stokholm një ditë më parë. sa/

foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR