Shpërthen zjarr në Parlamentin rumun, evakuuohen 300 persona
- Në Parlamentin rumun sot ka shpërthyer zjarr për shkak të së cilës u evakuuan 300 persona, njoftuan mediat rumune.
Bukuresht, 17 shtator 2024 (MIA) - Në Parlamentin rumun sot ka shpërthyer zjarr për shkak të së cilës u evakuuan 300 persona, njoftuan mediat rumune.
"Zjarri ndodhi në hyrjen në zonën e vizitorëve, të nivelit C2. Zjarrëfikësit ishin në objekt dhe menjëherë kanë intervenuar, kështu që është shuar në moment. Institucionet kompetete do të përcaktojnë arsyen e zjarrit", thuhet në njoftimin e Dhomës së Ulët.
Inspektorati për gjendje të jashtëzakonshme (ISU) thekson se zjarri shpërtheu në hapërsirën e vizitorëve prej 30 metra katrorë. "Janë djegur mjete për zyra dhe tekstil. Nuk ka të lënduar në incident", njoftoi ISU Bukuresht.
Policia njoftoi se "pas hetimeve të para është konstatuar se një vizitor dyshohet se ka hedhur një lëndë të ndezshme", drejt Kuvendit, dhe tha se ka kryer kontrollin e identitetit të personit që tentoi të arratiset. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s