• e premte, 08 nëntor 2024

Shpërndarje të re të mjeteve të buxhetit deri më 15 dhjetor, paralajmëroi Bytyqi

Shpërndarje të re të mjeteve të buxhetit deri më 15 dhjetor, paralajmëroi Bytyqi

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Shpërndarja e re e paralajmëruar e mjeteve të buxhetit do të bëhet deri në datën 15 të muajit të ardhshëm, sipas vlerësimit nëse zërat e buxhetit janë shpenzuar 100 për qind, informoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Siç tha Bytyqi në pyetjen e gazetarëve, bëhet fjalë për operacion standard i cili bëhet gjithmonë në fund të vitit. 

"Po bëhet shpërndarje finale që të maksimizohet efikasiteti i Buxhetit, në fakt shpenzimi i Buxhetit, Kjo bëhet përafërsisht nga 15 dhjetori, operacion standard të cilin e kemi çdo vjet. E shohim ku realisht do të kemi shpenzim të tyre, më mirë ose më keq, dhe nga aty shkurtohet. Nuk ka zëra të caktuar buxhetorë të cilët targetohen, por thjeshtë shihet çdo zë buxheti nëse është e mundur deri më 31 dhjetor të shpenzohet në nivelin në të cilin është dëshiruar, ndërsa kjo është 100 për qind, ndërsa nëse nuk shkurtohen mjete shtesë që të shpërndahen aty ku është më së shumti e nevojshme", tha Bytyqi. 

Theksoi një shembull me zërin e buxhetit të cilin e menaxhon ai për mbështetje për sektorin privat. "Tani më kemi pasqyrë se na mungojnë mjete të caktuara të cilat do t'i marrim prej aty nuk kanë arritur institucione të caktuara që t'i kryejnë që të paguhet 100 për qind subvencionim i investimeve të cilat janë bërë vitin e kaluar. Ai është operacion të cilin do ta bëjmë deri më 15 dhjetor, theksoi Bytyqi, pas konferencës për media për marrëveshjet e reja në bazë të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal. 

Më parë, në fillim të muajit të kaluar, me propozim të Qeverisë, Kuvendi votoi Vendimin për shpërndarje të Buxhetit për vitin 2023, i dedikuar për paga më të larta për 10 për qind në administratën publike, pagesë të K-15, pensione më të larta për pensionistët, si dhe mjete për ndihmë sociale, për furnizim të ilaçeve, subvencione për bujqit, mbështetje shtesë për firmat, si dhe pako e re e nëntë e masave antikrizë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR