Shorti për Ligën e kampionëve sot në Monako
- Pasi që mbrëmë Karabag, Benfika, Klub Brizh dhe Kopenhagen siguruan plasman në Ligën e kampionëve, dihen të gjithë pjesëmarrësit para shortit të sotëm në Monako.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:39, 28 gusht, 2025
Monako, 28 gusht 2025 (MIA) - Pasi që mbrëmë Karabag, Benfika, Klub Brizh dhe Kopenhagen siguruan plasman në Ligën e kampionëve, dihen të gjithë pjesëmarrësit para shortit të sotëm në Monako.
Në garë do të gjenden 36 ekipe të ndara në katër grupe në bazë të koeficientëve të tyre individual. Mbrojtësi i titullit, PSZH, do të jetë bartësi i parë në Grupin 1.
Një softuer i automatizuar do të tërheqë tetë kundërshtarë për secilin klub. Secili klub do të luajë ndaj dy kundërshtarëve nga secila garë, një në shtëpi dhe një si mysafir.
Pjesëmarrës në Ligën e kampionëve:
Vazoja 1: PSZH, Real Madridi, Mançester Siti, Bajern Munih, Liverpull, Inter milano, Çellsi, Borusia Dortmund, Barcelona
Vazoja 2: Arsenali, Bajer Lverkuzen, Atletiko Madrid, Benfika, Atalanta, Viljareal, Juventus, Ajtntraht Frankfurt, Klub Brizh
Vazoja 3: Totenhem, PSV Ajndhoven, Ajaks, Napoli, Sporting, Olimpiakos, Sllavia Praga, Bodo/Glimt, Marsej
Vazoja 4: FK Kopenhagen, Monako, Galatasaraj, Union Sen-Zhil, Atletik Bilbao, Njukasëll, Karabag, Pafos, Kairat.
Foto: Fejsbuk