• e martë, 24 dhjetor 2024

Shoqata e kontrollorëve të fluturimit e mbështet vendimin e Sindikatës për grevë

Shoqata e kontrollorëve të fluturimit e mbështet vendimin e Sindikatës për grevë

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Shoqata e kontrollorëve të fluturimit të Maqedonisë (SHKFM) sot ka njoftuar se jep mbështetje të plotë ndaj kërkesave të Sindikatës së kontrollorëve të fluturimit, e cila paralajmëroi grevë për 12 tetorin dhe theksoi se përputhen me qëllimet dhe programin e SHKFM.

"Greva e paralajmëruar e SHKFM është kulmi i kërkesave tona paraprake të vazhdueshme të përbashkëta për përmirësimin e funksionimit të plot të M-NAV, qëllimi primar i së cilës është mundësimi i trafikut të sigurt ajror në qiellin mbi RMV dhe rajon. Këto kërkesa tona të përbashkëta intensifikohen në vitin e fundit, për çka janë dëshmi shumë shkrimet deri te menaxhmenti, sepse kushte në të cilat punojmë janë më shumë se të turpshme për kompaninë nga kjo industri", thekson SHKFM.

Ne, kontrollorët e fluturimit dhe ndihmësit e kontrollorëve, qëndron në kumteysë, punojmë në kushte substandarde 24/7, pothuajse furnizime joekzistuese të inventarit, i cili përdoret dhe amortizohet 365 ditë të vitit, me sisteme të vjetëruara për ventilim të ajrit, ngrohje dhe ftohje, të cilat nuk janë servisuar shumë vite, mungesë dhe restriksione të ujit, që është nevojë themelore njerëzore, gjegjësisht kushte që e rrezikojnë shëndetin tonë.

Siç paralajmëroi kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të fluturimit, Aleksandar Tasevski, greva do të mbahet më 12 tetor dhe në periudhën nga ora 11 deri në ora 17 nuk do të shërbejnë aeroplanët në Aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit.

Tasevski deklaroi për MIA-n se kërkojnë "që të ndërpritet sjellja joprofesionale nga drejtorët në lidhje me proceset për punësim, sistemimet e brendshme, kushtet për punë dhe pajisje, të cilat duhet të zbatohet që të modernizohet sistemi i punës".

Menaxhmenti i M-NAV-it, në komunikatë vlerësoi se deklaratat e Tasevskit, "janë tendencioze, nuke tregojnë imazhin e vërtetë të punës në M-NAV dhe bëjnë obstruksion të punës profesionale të M-NAV, e cila është kompani serioze dhe e menaxhon trafikun ajror mbi qiellin tonë". mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR