Shole bisedoi me Vuçiqin: Të evitohen provokimet dhe trazirat në Kosovë
- Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Shole sot në bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq vlerësoi se është e domosdoshme të evitohen provokimet dhe konfliktet në Kosovë.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:11, 17 maj, 2023
Beograd, 17 maj 2023 (MIA) - Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Shole sot në bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq vlerësoi se është e domosdoshme të evitohen provokimet dhe konfliktet në Kosovë.
Siç kumtoi Presidenca e Serbisë, Shole tha se është e domosdoshme "të evitohen provokimet dhe konfliktet, si dhe se është me rëndësi të vazhdojë me punë normalizimi, duke e mbështetur dialogun e brukselit", transmeton Beta.
Vuçiq tha se Serbia mbetet e përkushtuar në pilitikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon dhe shtoi se raportet serbo-amerikane po zhvillohen në kahje të mirë, posaçërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, për çka dëshmon rritja e këmbimit tregtar.
Presidenti serb shtoi se sot është inauguruar fluturimi i "Er Serbia" mes Beogradit dhe Çikagos, që plotësisht do t'i përforcojë lidhjet serbo-amerikane, shtohet në kumtesë. ab/
foto: MIA Arkivi