• e martë, 26 nëntor 2024

Sholc: Nuk duhet pasur iluzione për ndërmjetësim të Kinë për paqe në Ukrainë

Sholc: Nuk duhet pasur iluzione për ndërmjetësim të Kinë për paqe në Ukrainë

Berlin, 23 shkurt 2023 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot deklaroi se nuk duhet të "kultivohen iluzione" për Kinën, e cila kohë më parë tentoi të paraqitet si ndërmjetëse për paqe në Ukrainë.

"Nuk duhet  të kemi iluzione për Kinën, ata deri më tani nuk morën qëndrim kundër Rusisë", tha Sholc në intervistë për televizionin ZDF.

Kina tashmë disa javë po tenton të luajë rol ndërmjetësues në luftën në Ukrainë, publikisht duke përmendur planin deri më tani të paqartë për gjetje të zgjidhjes politike.

Pekini premtoi se do ta publikojë propozimin e vet këtë javë, para përvjetorit të fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës, që është nesër, më 24 shkurt.

Kancelari gjerman, gjithashtu, e përsëriti kundërshtimin e tij për çfarëdo lloj dërgese të armëve kineze për Rusinë: "Qartë thashë në tkaimin tim të fundit me përfaqësuesit kinezë se ajo nuk mund të pranohet", tha Sholc.

SHBA-ja këtë javë e akuzoi Kinën se po mendon t'i dërgojë armë Rusisë për ta mbështteur ofenzivën e saj në Ukrainë, që Pekini e mohon.

Në prag të përvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, Sholc gjithashtu përsëriti se "invazioni rus nuk do të ketë sukses dhe nuk guzon të ketë sukses". ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR