• e martë, 26 nëntor 2024

Sholc: Nuk do të ishte mençuri që Kievi të sulmonte territorin rus me armë perëndimore

Sholc: Nuk do të ishte  mençuri që Kievi të sulmonte territorin rus me armë perëndimore

Berlin, 23 shkurt 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc tha se Perëndimi do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, por nuk do të ishte  "mençuri" që Kievi të përdorë armët që merr për të sulmuar territorin rus, raportoi Rojters.

Në një intervistë për shërbimin publik gjerman ZDF, Sholc tha se dërgimi i aeroplanëve në Ukrainë për të luftuar "për momentin nuk ka kuptim".

Në fillim të muajit, Gjermania miratoi dërgimin e tankeve "Leopard" në Ukrainë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR