• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholc: Jo të gjithë studentët në Gjermani konsumojnë kanabis

Sholc: Jo të gjithë studentët në Gjermani konsumojnë kanabis

Shangai, 16 prill 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Sholc dje bisedoi me studentët kinezë të Universitetit Tongi në Shangai, me këtë rast duke i bindur se nuk duhet të konsumojnë kanabis nëse studiojnë në Gjermani dhe se kjo substancë u legalizua me shpresë se do të ulet konsumi.

Prej 1 prillit të këtij viti, personave mbi 18 vjeçarë në Gjermani u lejohet të posedojnë dhe të mbajnë 25 gramë kanabis për konsum. Për më tepër, adhuruesit e hashashit tani mund të kultivojnë tre bimë kanabis në shtëpitë e tyre dhe të deponojnë deri 50 gramë kanabis të thatë.

Në pyetje të një studenti - nëse ai duhet të konsumojë kanabis nëse vendos të studiojë në Gjermani, Sholc u përjgigj se jo të gjithë studentët në Gjermani konsumojnë droga të lehta.

"Ne nuk dëshirojmë që më tepër njerëz të përdorin kanabis, por dëshirojmë më pak njerëz ta bëjnë këtë. Dëshirojmë më tepër edukim publik për këtë. Përgjigja është e thjeshtë: Mos konsumoni. Unë sivjet mbushi 66 vjet dhe asnjëherë nuk kam konusmuar kanabis", deklaroi Sholc.

Kancelari gjerman është për vizitë zyrtare në Kinë, ku sot në Pekin do të takohet me udhëheqësinë e vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, në vitin 2022, rreth katër milionë njerëz në Gjermani kanë konsumuar kanabis. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR